Sport

Challandes flet para ndeshjeve me Maltën dhe Ishujt Faroe

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 08 October 2018

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për shtyp para dy ndeshjeve me Maltën dhe Ishujt Faroe.

“Si selektor ndonjëherë gjendesh në mes të një rrethi. Disa futbollistë kanë luajtur jashtëzakonisht shumë me klubet e tyre dhe ndoshta janë lodhur. Ndërsa disa të tjerë kanë luajtur më pak”, deklaroi Challandes.

“Këta që kanë luajtur më pak mundohen që të tregojnë më shumë veten në ndeshjet me kombëtaret. Unë mundohem që të bëj një miks mes tyre”, u shpreh zvicerani

-Advertisement-

“Pika e parë është që lojtari duhet të jetë në formë”, shtoi ai.

“E them gjithmonë që dera e kombëtares është e hapur për lojtarët e rinj, të cilët e dëshmojnë veten me klubet e tyre dhe me përfaqësueset e grupmoshave të reja”, u shpreh Challandes, i cili foli edhe për Florent Hadergjonajn.

“Sa i përket Florentit ne kemi biseduar shumë, por ai nuk ka marrë një vendim që të luajë për Kosovën. Ai është ftuar për Zvicrën në dy ndeshjet e ardhshme dhe nëse luan qoftë edhe një minutë në këto ndeshje, ai do të luajë për Zvicrën”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera