Sport

Challandes e komenton vendimin e Leart Paqarades, i cili është tërhequr nga kombëtarja sa të jetë trajner zvicerani

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 13 April 2021

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka qenë i ftuar sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, shkruan Gazeta inFokus.

Challandes ka folur gjerë e gjatë për ekipin kombëtar të vendin tonë, ku ka treguar gjera të pa thënë më parë.

Ai e ka komentuar edhe vendimin e mbrojtësit, Leart Paqarada, i cili ka deklaruar se nuk do të grumbullohet me ekipin kombëtar të Kosovës sa të jetë trajner Bernard Challandesi.

-Advertisement-

Zvicerani ka thënë se Paqarada nuk luan për Real Madridin, por për St. Paulin, dhe se edhe pa të kanë pasur sukses.

Tutje trajneri i ‘Dardanëve’ ka shtuar se e respekton vendimin e mbrojtësi kosovar.

“Paqarada. Me klubin luan por nuk është Real Madrid. Është St. Pauli. Learti ka luajtur lojë të mirë dhe nuk është lojtar i dobtë. Por flasim për shtatorin 2020, ne kishim sukses edhe pa të. Kur luajtëm në shtator, luajti një lojë, në tetor të vitit të kaluar luajti dy lojë. Në nëntor nuk mundi të vinte. Ai vendosi që të mos vinte për Kosovën. Ai vendosi se me këtë trajner nuk do të vi për Kosovën. E respektojë vendimin e ti por më vjen keq. Ai ka vendosur dhe është një situatë normale”, deklaroi Bernard Challandes.

Leart Paqarada nuk do të grumbullohet me kombëtaren e Kosovës, pasi ka thënë se Bernard Challandes e ka injoruar duke mos e inkuadruar në lojë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera