Lajme

Chalandes: Jam i nevrikosur që nuk luajtëm lojën tonë, ky është pishmani i vetëm

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 14 November 2019

Trajneri i Kosovës, Bernard Chalandes menjëherë pas ndeshjes ka pranuar se Çekia luajti më mirë, duke fituar me plot meritë ndeshjen.

68 vjeçari është shprehur i dëshpëruar që skuadra nuk luajti lojën e saj dhe ky ai theksoi se është pishmani i vetëm nga kjo ndeshje, shkruan Gazeta inFokus.

“Ne duhet të jemi të qartë dhe të jemi fer. Ne kemi pasur një skuadër si Kosova që ka luftuar, që është mbrojtur. Nuk luajtëm lojën tonë. Kemi luajtur kundër një skuadre të fortë. Duhet ta pranojmë se kjo ishte skuadra më e mirë sot. Duhet të ua urojmë kuaoifikimin. Ne kemi vetëm një gjë në kokë që nuk kemi marrë shumë rrezik në ndërtimin e aksioneve. Sot ju kam thënë lojtarëve luani futbollin tuaj merrni riskun dhe shkoni përpara, kjo është një arsye, por arsyeja e parë është që skuadra kundërshtare është shumë e fort. Mund të jemi të zhgënjyer me një rezultat dhe një lojë jo të mirë, ne e patëm mundësinë që të luajmë futboll por nuk luajtëm”, ka thënë Chalandes.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se skuadra nuk provojë që të ndërtojë aksione dhe se kjo nuk është loja e Kosovës.

“Nuk e kuptoj pse skuadra nuk ka provuar që të ndërtojë aksione, nuk është kjo loja jonë. Çekia ishte një skuadër që ishte lart në fushën tonë, por ne duhet të provojmë. Ne gjithmonë e themi që kualifikimi nuk arrihet nëse luajmë si në pjesën e parë, ose si minutave të fundit. Një mrekulli mund të ndodhte nëse mbroheshim, por kjo nuk është asgjë. Urime skuadrës, jo për sonte por një kampanjë që deri tash ka qenë një kampanjë shumë e mirë dhe dua të ju them të gjithë stafit dhe lojtarëve, jo për rezultatin sonte por për gjithë kampanjën”

 

“Secili aksion ka mundur të jetë gol, nuk është lehtë të bësh ndryshim. Ne tani nuk mund të ndryshojhmë asgjë sepse ata e morën lojën në dorë dhe ju duhet të adaptoheni, në fund është shumë e qartë një mrekulli e morën golin. Për një gjë jam i nevrikosur se nuk luajtëm sa duhet, ky është pishmani i vetëm”, ka përfunduar Chalandes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera