Lajme

Çfarë u gjet në valixhen që dyshohej të jetë bombë?

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 21 September 2020

Pas një akisoni gati 2 orësh nga Policia e Kosovës, për një valixhe ku po dyshohej të kishte një mjet shpërthyes u gjetën vetëm rroba.

Që nga ora 10:30 Polici e Kosovës pranoi informatën për një valixhe të dyshimtë dhe bllokoi gjysmën e rrugës “Bill Clinton”.

Pas ekzaminimit nga njësia specialë në këtë valixhe u gjetën vetëm rroba, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kjo ishte deklarata e policisë së Kosovës, për ngjarjen.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Cllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera