Rozë

Çfarë u bë me Rina Balajn? Motra e reperes ka diçka për të na thënë (FOTO )

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 12 November 2019

Prej disa ditësh, reperja Rina Balaj është zhdukur nga rrjetet sociale duke lënë në merak fansat e saj.

Ajo nuk lajmëroi përpara se të çaktivizonte llogarinë e saj dhe më vonë profili i Rinës u përdor nga kompania ku Rina bënte pjesë, “On Records”.

Menaxheri i reperes, Met Elshani, tregoi se zgjedhja e Rinës kishte qenë jo vetëm të largohej nga rrjetet sociale por edhe nga muzika.

-Advertisement-

Megjithatë, ende nuk ka asnjë deklaratë nga Rina, ndërkohë që motra e saj ka treguar se Rina ka ende dëshirë të qëndrojë në heshtje.

Duke qenë se po hapen shumë llogari në emrin e saj, Rudina Balaj, motra e reperes, njoftoi se asnjëra prej tyre nuk është e Rinës.

“Kur Rina ka me pas Instagram-in e vet unë ju informoj vetë, këto të tjerat çka po hapen, nuk është Rina asnjëra.”- shkruan ajo.

Mesa duket, reperja s’ka ende ndërmend t’i rikthehet rrjeteve sociale apo muzikës, duke na lënë kuriozë për jetën e saj të tanishme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera