Shëndetësi

Çfarë tregojnë shenjat e bardha tek thonjtë rreth shëndetit tonë?

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 17 November 2020

A e dinit që thonjtë tregojnë shumë për shëndetin tuaj ? Nëse nuk e dinit, mësojeni tani dhe dëgjoni këshillat e nutricionistes, mikeshës së Living, Diola Dosti.

Forma e gjysmë hënës tek thonjtë tuaj, quhet lunula. Kur ajo është e formuar mirë, tregon se tiroidet dhe aparati i tretjes funksionojnë shumë mirë. Kur lunula është e vogël, tregon për imunitet të dobët dhe probleme me tretjen, kjo mund të ndodhë për shkak të metabolizmit të dobët dhe të ulët dhe për shkak të toksinave që kanë pushtuar trupin tuaj. Sipas Diolës ka dhe raste kur një person nuk ka lunula në thonj, gjë që është tregues për një tiroide jo funskionale e cila mund të çojë në depresion, në shtim peshe, por dhe në dobësim flokësh.

Por Diola shton që evidentimi i shqetësimive fizike nëpërmjet gjurmimit të thonjve nuk mbaron me lunulën, sepse për shembull edhe njollat e errëta në thonj flasin për risk të lartë ndaj melanomave ose një lloj kanceri të lëkurës. Ndërkohë thonjtë e brishtë lidhen me brishtësinë e lëkurës tuaj, ndërsa kur thonjtë kanë ato pikat e bardha tregojnë që keni mungesë vitamine B12, hekuri ose alergji.

-Advertisement-

Kështu që kujdesuni për trupin tuaj, dëgjojeni atë dhe mundohuni të jeni të kujdesshëm ndaj sinjaleve që ai dërgon në mënyrë që të ndërhyni menjëherë për të pasur një gjendje fizike optimale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera