Sport

Çfarë thotë marrëveshja Real Madrid – Luka Modric që po e frikëson shumë Perezin?

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 04 August 2018
Luka Modric mund të largohet nga Real Madrid nëse ai vetë e dëshiron këtë.

Kështu shkruan gazeta e njohur italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, që vazhdon të jap informacione rreth dramës së ditëve të fundit në tregun e transferimeve.

Sipas kësaj gazete, ekziston një paktë mes reprezentuesit kroat dhe presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, që lojtari mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ nëse vetë e dëshiron një gjë të tillë.

-Advertisement-

Gazeta cek se një marrëveshje e tillë, bëri që Real Madrid të heq dorë nga klauzola e Cristiano Ronaldos, duke e shitur atë për vetëm 100 milionë euro te Juventus.

Rasti i Ronaldos ka alarmuar Real Madridin, që në reagimin e parë ka bërë të ditur se Modric mund të largohet vetëm nëse një skuadër paguan klauzolën prej 750 milionë euro.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera