Fokus

Çfarë thotë kapiteni i Kosovës Samir Ujkani për trajnerin Challandes dhe çka është më e rëndësishme se kualifikimi në Evropian

Autori: Halil Berisha 20:31 | 12 October 2019

Kombëtarja e Kosovës, me lojën e saj, po befason të gjithë botën e futbollit.

Madje, ekipit të ri, po i frikësohen edhe ekipet më të vjetra e më të forta në botë, shkruan gazeta inFokus.

E kapiteni e portieri i kësaj kombëtare, Samir Ujkani, në një intervistë ekskluzive për emisionin n’Konak të gazetës inFokus flet edhe për trajnerin Bernard Challandes.

-Advertisement-

Ujkani thotë që trajneri zviceran pavarësisht se nuk e ka lehtë duke pas parasysh moshën jo veç të kombëtares por edhe lojtarëve, po bën një punë të mrekullueshme, shkruan gazeta inFokus.

“Challandes është trajner shumë i madh, rezultatet e tregojnë atë pikë, është njëri i mirë punon mirë më pëlqen roli që e mban e si është duke punuar, se nuk është lehtë me punu me krejt djem të ri, ky po mundet edhe nuk është lehtë kur i ki krejt talente e në nivel të njëjtë, dmth luan njëri e hyn tjetri e nuk ka ndryshim e këtë po e mban mirë, se nuk është lehtë me pranu që një si Milot Rashica me nejt rezervë ose Bernard e Valon Berisha, por mënyra si punon është e mrekullueshme”.

Kosova, ani se hera e parë në kualifikime është pretendent serioz që të shkoj në kampionatin Evropian.

Por, për Ujkanin, diçka është edhe më e rëndësishme se kjo punë.

“Na kualifikimin e kemi ëndërr është ëndërr e krejt popullit, po na gjithmonë kemi thanë që me u rritë si ekip e grup kjo është pika kryesore, e na jemi tu u rritë, tash i kemi edhe do ndeshje, shpresoj që shkojmë pozitiv me marr maksimumin e me pas pak fat mundemi edhe me u kualifiku, por pika kryesore është me u rritë si ekip”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera