Çfarë thotë Blinken për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Autori: Gazeta inFokus
17:23 | 15 Maj 2022
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu besimin se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s pasi këto dy shtete zyrtarisht të aplikojnë, pavarësisht se Turqia ka shprehur shqetësime për anëtarësimin e mundshëm të këtyre dy shteteve nordike.
“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin fuqishëm aplikimin në NATO edhe të Suedisë dhe Finlandës, nëse këto dy shtete vendosin që zyrtarisht të aplikojnë për anëtarësim në aleancë”, tha Blinken për gazetarët të dielën, pasi ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan në Berlin.
Ai tha se ka dëgjuar “mbështetje të fuqishme” për anëtarësimin në NATO të këtyre dy shteteve.
“Jam i bindur se ne do të arrijmë konsensus”, tha ai.
Finlanda më 15 maj zyrtarisht njoftoi se do të aplikojë për anëtarësim për NATO. Ky shtet, që gjendet në kufi me Rusinë, pritet të aplikojë në NATO, pasi Parlamenti të miratojë një vendim të tillë.
Edhe Suedia, shtet tjetër nordik, pritet të bëjë një njoftim të tillë më 16 maj.
Rusia ka paralajmëruar kundër zgjerimit të NATO-s, teksa Turqia ka shprehur kundërshti për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë. Kundërshtitë e Turqisë më shumë kanë të bëjnë me aplikimin e mundshëm të Suedisë, për shkak të qëndrimit të butë ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, e konsiderojnë organizatë terroriste. /REL

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...


































