Fokus

Çfarë thotë Albin Kurti për Ibrahim Rugovën (Video)

Autori: Halil Berisha 11:58 | 02 December 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova e tash nga Isa Mustafa.

Por, pavarësisht kësaj, të gjithë anëtarët e partisë thirren në atë që e quajnë “Frymën Rugoviane”, shkruan gazeta inFokus.

Madje, tash, pikërisht në ditën e lindjes të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, LDK, pritet që të nënshkruaj marrëveshje për të qeverisur me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

-Advertisement-

Por, shumë kritika sidomos nga anëtarët e LDK-së, ka pasur për këtë të fundit gjatë viteve, për shkak të mendimeve të tij për Rugovën.

E në emisionin e Gazetës inFokus, n’Konak me Kosovë Gjocin, më 24 Gusht, kur ende nuk ishin mbajtur zgjedhejt parlamentare, Albin Kurti, u pyet edhe për këtë pjesë.

Kurti, deklaronte se Rugova, në fillimet e tij në politikë, ishte për çdo lëvdatë, shkruan gazeta inFokus.

“Më 24 Maj janë mbajtur zgjedhjet e para në Kosovën e shpallur të pavarur, paraprakisht në shtatorin e vitit 1991 ishte referendumi, në Korrikun e vitit 1990 ishte deklarata kushtetuese e mund të them që LDK e prirur nga Ibrahim Rugova ishte nga themelimi në dhejtorin e 1989 deri në verën e 1992 është për çdo lëvdatë, pra është subjekt që bashkoi popullin dhe ishte në ballë të rezistencës, unë nuk kam votuar për Ibrahim Rugovën më 24 Maj 1992, pasi nuk kam pasur moshën e duhur për këtë, prindërit e mij kanë votuar, po ta kisha moshën do të votoja edhe unë”, pati thënë Kurti.

Mirëpo, sipas liderit të VV-së, mospajtimet me Rugovën filluan në vitin 1992, ku sipas tij Rugova dëshironte rezistencë pasive e Kurti aktive, shkruan gazeta inFokus.

“Pas verës 1992 pasi në vjeshtën pasuese nuk konsolidohen institucionet dhe sistemi paralel si quhej i Republikës së Kosovës mirëmbahej përgjithësisht vetëm nga arsimi e jo edhe nga politika unë besoj se kjo e degradoi rezistencën aktive në pasive dhe këtu ka lindur pastaj mospajtimi, pra unë e vlerësoj shumë Ibrahim Rugovën për rolin e tij në gati tri vitet e para të LDK, mendoj që është i pashembullt”.

“Unë para kësaj Rugovën e kam njohur vetëm si njeriu i cili ka shkruar parathënien e botimit të veprave të Kadaresë nga Rilindja, vetëm atë pjesë kam lexuar, më vonë lexova edhe punimet e veprat e tij tjera, mirëpo para se ai të hyj në politikë vetëm atë e kam pas të lexuar, është një parathënie shumë e mirë dhe gjatë viteve të 90-ta më pastaj kemi kaluar në fazën e mos-pajtimit, unë kam qenë student që kam dashur rezistencë aktive por jam pajtuar me qëllimin e Rugovës, ka qenë qëllimi i gjithë popullit, ndërkaq unë besoj që aj ka performuar një rezistencë pasive, gjithashtu e vlerësoj edhe deklaratën e tij në kuadër të një interviste për një revistë gjermane se pavarësia e Kosovës është kompromis, se në fakt shqiptarët e Kosovës e duan bashkimin kombëtar po pavarësia e Kosovës është kompromis pra ne po e kërkojmë këtë por mos mendoni që dëshira jonë është e reduktueshme në këtë kërkesë dhe unë besoj se ajo ka qenë shumë me vend”, pati thënë Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera