Fokus

Çfarë thoshte Demaçi| A duhet bashkuar Lugina e Preshëvës me Kosovën?

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 27 July 2018

Njeriu që gjithë jetën ia kushtoi shqiptarisë, vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare.

Mandela i Ballkanit, siç njihej Adem Demaçi, me punën dhe veprën e tij, kishte dhënë një deklaratë të veçantë në vitin 2012 për temën më të diskutuar këto ditë në Kosovë.

Njeriu që synim kishte bashkimin kombëtarë, në një intervistë për Presheva e Jonë, atë kohë u bënte thirrje shqiptarëve të luginës që të qëndrojnë aty ku janë, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Mandela i Ballkanit, siç njihej Adem Demaçi, me punën dhe veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombin shqiptarë, mbi pesë dekada.

Lexojeni përgjigjen e plotë të Demaçit:

Presheva Jonë: Bac, ka duhet që të orientohet Lugina e duhet të bashkohet me Kosovë apo me i kërkuar të drejta kombëtare aty ku është, kemi disa deklarata të liderëve Kosovare të cilët thonë se zgjidhja më e mirë është bashkimi i Luginës me Kosovën

Adem Demaçi: Tash për tash duhet që të përpiqemi me këto mundësi të cilat i kemi e të cilat nuk janë aq të mëdha sa dëshirojmë ne por në të njejtën kohë nuk janë edhe aq të vogla sa të mos bëjmë asgjë. Ne duhet që vazhdimishtë të thirremi tek faktorët e jashtëm dhe ti njoftojmë të gjithë ata për të gjitha padrejtësitë të cilët u bëhen popullatës atje në Luginë të Preshevës në mënyrë që të ngriten ata ekonomikisht,në arsim,kulturë etj. Duhet që të vetdijësohen qytetarët e atjeshëm se vetëm duke qëndruar atje,duke u përpjekur që të zhvillojnë jetën atje do të mbrojnë interesin kombëtarë,e jo duke e kërkuar bashkimin kur një gjë e till është e pamundur ose duke kërkuar diqka të cilën edhe rrethanat kombëtare edhe ndërkombëtare nuk e lejojnë,duhet të bëhet ajo që është e mundur me këto kushte bashkë me faktorin ndërkombëtarë i cili është mjaftë i rëndësishëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera