Fokus

Çfarë thonë ekspertet e arsimit për mbylljen e universiteteve publike?

Autori: Doresa Geci 20:53 | 15 July 2019

Studentët të cilët këtë vit akademik kishin synim të aplikonin në Universitetin e Mitrovicës, Pejës, dhe të Prizrenit  nuk mund të realizojnë atë.

Kjo pasi që Këshilli Shtetëror për Cilësi gjatë ditës së hëne ka marrë vendim që të mos akreditoj këto tri universitete publike, shkruan Gazeta inFokus.

Gjithashtu përveç  universiteteve publike KSHC-ja nuk u ka dhënë akreditim disa institucioneve private si FAMA, Iliria, Tempulli dhe Kosova Art Academy, ndërsa Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë aplikuar fare, çka me automatizëm nënkupton mosakreditim.

-Advertisement-

Ndaj këtij vendim pati reagime edhe nga kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj I cili këtë vendim e quajti si të papranueshëm,

Mirëpo  Drejtori Ekzekutiv i Qëndresë për Arsim, Dukagjin Popovci këtë vendim e quan zbatim rigoroz të kritereve dhe i cili nuk ka favorizuar kolegjet private.

“Unë konsideroj se pa e pa vendimi respektivisht  raportin e grupit të eksperteve vështirë është gjykohet  për arsye të mos akreditimit , mirëpo duke marrë parasysh se sot është refuzua edhe akreditimi i disa kolegjeve private nuk besoj qe arsyeja ka qene të kolegjet private.
Pra nuk ma merr mendja që është agjendë e fshehur prapë se prapë sa  mundem unë me kupto është  një zbatim rigoroz I kritereve. Tash kjo neve po na befason sepse kështu me vite jemi mësuar mos mu zbatu kriteret tash  është normal që njerëzit po reagojnë ndaj kësaj” ka thënë Popovci për Gazetën inFokus.

Gjithash edhe Drejtor Ekzekutiv i Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci  nuk e sheh si favorizim të Kolegjeve Private vendimin e KSHC-së.

“Nuk është favorizim i kolegjeve private pasi që janë edhe gjashtë  universitete  private të cilat janë mbylle” ka thënë Gjinovci për Gazetën inFokus.

Ndërsa Ministri për Arsim , Shyqyri Bytyqi  nëpërmjet një konferencë për media, vendimin  për mos akreditimin e universiteteve e quan kundërshtues më vetë vendimin e këshillit shtetëror të cilësisë që u morr të premten./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera