Çfarë thonë analistët politik për gjendjen në Maqedoni?

Autori: Gazeta inFokus
22:12 | 02 May 2017
Analistët politik, kanë komentuar për situatën në Maqedoni gjatë një debati në emisionin Zona B në Klan Kosova.
Sipas analistit, Dardan Gashi, Maqedonia me Nikola Gruevskin ka shkuar drejt një fashizmi të qartë “anti-shqiptar”.
“Maqedonia me Gruevskin ka shkuar drejt një fashizmi të qartë anti-shqiptar, nuk ka ndodhur pas Hitlerit që dikush të refuzohet në baza etnike”.
Ndërsa analisti, Petrit Zogaj ka thënë që ndërkombëtarët që kanë ndikuar në përfshirjen e serbëve në qeverisje nuk e marrin “Kosovën si shembull”.
“Fryma fashiste ka ekzistuar në Maqedoni por ajo çka është prezente të faktori ndërkombëtar është se Kosova nuk merret parasysh, se si trajtohen serbët në Kosovë si pakicë në këtë rast”.
“Nuk merret si referencë se çfarë bën Kosova për të përfshirë minoritetet në qeverisje”, ka thënë Zogaj.
Analisti, Ilir Mirena ka thënë që ngjarja e të enjtes në Maqedoni është “fillimi i fundit të Gruevskit”.
“Po shihet që gjysmë puçi që e bënë të enjten është fillimi i fundit të Gruevskit, por fatkeqësia e Gruevskit është se ai gjen mbështetje në qarqe në Tiranë, e edhe në Prishtinë.
“Është e çuditshme se si një anti-shqiptar kaq i ndyrë të gjejë mbrojtje në Prishtinë”, ka thënë analisti, Ilir Mirena në Zona B në Klan Kosova.

Të tjera
-
Hill: Marrëveshja e Brukselit është për Kosovën dhe s’ka të bëjë me çështjen e pakicës shqiptare në Serbi
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë sot në Bujanoc se ...
-
Gratë shkollohen, burrat punësohen
Në sistemin universitar të Kosovës studentet – vajza dhe gra – përbëjnë numri...
-
Çfarë është transplantimi i flokëve?
Një transplant flokësh është një procedurë kirurgjikale që merren në formë fo...
-
Ministria e Shëndetësisë, “Jetimat e Ballkanit” e “Nënë Tereza” e bëjnë Mitrovicën me repart të Pediatrisë
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm në Mitrov...
-
Policia gjobit dy shoferë, që kishin vozitur mbi 200 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h
Policia ka njoftuar se dje në rrugën Prishtinë- Pejë, në fshatin Kijevë, me a...
-
Lirohet nga akuza zyrtari i KEK-ut, akuzohej që i shkaktoi KEK-ut humbi afër 60 mijë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim, të hënën, e ka liruar nga ak...
-
Kosovari vdes në Amerikë derisa po shpëtonte një fëmijë
I riu nga Drenasi, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-s...
-
Sulmi me armë ndaj Top Channel, policia zbarkon në shtëpinë e reperit shqiptar
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur kryesisht në rrjete sociale si “Cllevio Serbia...
-
Ministrja shqiptare e Jashtme: Marrëveshja Kosovë-Serbi ndikon në forcimin e stabilitetit në rajon
Ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në një deklaratë për med...
-
Presidenti i Austrisë në Tiranë: Të rrisim bashkëpunimin, mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka nis...
-
Arifi para takimit me Hillin: Do të flasim edhe për “marrëveshjen” e Ohrit, ku Lugina s’u përfshi
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi të martën do të takohet me ambasadorin e...
-
Storie Suksesi – Studentët e Kolegjit Universum fitues të garës Mobile Hackathon App
Studentët e Departamentit të Shknecave Kompjuterike, Kujtim Gjokaj dhe Leart ...