Lajme

Çfarë thonë analistët për “festën” e ambasadorit të Shqipërisë derisa po dridhej Shqipëria?

Autori: Hateme Smajli 17:33 | 27 November 2019

Të martën shumë shtete të botës u solidarizuan duke ofruar ndihmë për Shqipërinë pas goditjes nga tërmeti shkatërrues me pasoja fatale, shkruan gazeta inFokus.

E Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë në kohën kur Shqipëria po nxirrte një nga një viktimat e tërmetit nga gërmadhat e pallateve të rrënuara po festonte para kohe 28 nëntorin.

Ky gjest i ambasadorit u kritikua në opinion. Madje u kërkua edhe dorëheqja e tij.

-Advertisement-

Por, për këtë analistët kanë tjetër mendim, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tyre organizimi ishte vetëm një shënim përkujtimor, ndërsa aktivitetet tjera përcjellëse festive nuk u realizuan fare.

Madje sipas tyre aty u fol më së shumti për tërmetin dhe ndihmat që po i bëhen shtetit të Shqipërisë.

Analisti Nexhmedin Spahiu tha për gazetën inFokus se beson në sqarimin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, i cili tha se aty është folur për tërmetin ngushëllimet dhe ndihmat që po i bëhen Shqipërisë.

“Është rasti tragjik, ambasada e ka dhënë sqarimin e saj se është shënim i rastit e nuk është festim. Ata kështu kanë thënë se aty është fol për tërmetin është fol për ngushëllimet edhe është fol për ndihmën që po jep Kosova dhe vendet e tjera në atë moment. Është thënë që ka qenë përkujtim e jo festë vetëm shënim e kanë qujt dhe unë besoj se ashtu është”, tha Spahiu për gazetën inFokus.

Ndërsa analisti Ramush Tahiri tha për gazetën inFokus se pa marrë parasysh tragjedinë që ndodhi është detyrë e një përfaqësuesi diplomatik në një vend të bëjë pikërisht atë që bëri ambasadori Minxhozi.

Tahiri tha se ambasadori ka shënuar ditën kombëtare të Pavarësisë dhe se kjo është krejt normale.

“Pa marrë parasysh është festa kombëtare e Shqipërisë, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka thënë se i ka heq pikat muzikore që kanë qenë edhe pse ka pas këngëtarë të ftuar aty ata nuk kanë mbajt koncertin. Megjthatë ai ka shënu ditën kombëtare të pavarësisë kjo është një gjë normale nuk mundet gjithë shoqëria me u paralizu që ka ndodh një rast tragjik. Ambasadori ka bërë një gjë krejt normale që duhet të bëjë një përfqësues diplomatik në një vend” tha Tahiri.

Kjo ditë siq e quajnë analistët jo festë por shënim i ditës së pavarësisë kombëtare siq shihet në fotot e publikuara u shoqërua edhe me verë të bardhë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera