Çfarë tha Vuçiqi vitin e kaluar për targat RKS: “Nuk ka dorëzim, KM mbetet!”
Autori: Gazeta inFokus
11:18 | 26 Dhjetor 2023
Nga 1 janari 2024, automjetet me targa të Kosovës RKS do të mund të lëvizin lirshëm në gjithë territorin e Serbisë, pa letra ngjitëse, ka vendosur dje qeveria serbe. Çështja e targave dikur shkaktoi krizë dyvjeçare në veri të Kosovës dhe presidenti Vuçiq kishte thënë pak më shumë se një vit më parë se “nuk ka dorëzim” dhe se serbët nuk do të pranojnë targat RKS.
Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për të mundësuar lirinë e lëvizjes së të gjitha automjeteve nga Kosova, ka bërë të ditur mbrëmë drejtori i të ashtuquajturës “zyre serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq. Ai ka theksuar se “në këtë mënyrë mbrohen të drejtat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, si dhe u mundësohet lëvizja e lirë.
Petkoviq ka pretenduar se në të gjitha pikat kufitare do të deklarohet se “një vendim i tillë nuk e pranon pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”.
Kjo i dha fund sagës së targave në veri të Kosovës, edhe pse vendimi i Kosovës për të mos toleruar më targat serbe në veri dikur ka shkaktuar krizë dyvjeçare.
Jo shumë kohë më parë, në tetor të vitit 2022, presidenti Vuçiq me këmbëngulje kishte thënë se “nuk ka dorëzim” dhe se serbët nuk do të pranojnë targat RKS, domethënë se targat KM do të mbeten, transmeton Paparaci.
I pyetur nga gazetari i N1 nëse kjo do të thotë se targat KM do të mbesin, Vuçiq u përgjigj: “Dhe e shoh se jeni nervoz kur i dëgjoni këto dy fjalë ose jeni kundër këtyre dy fjalëve, kështu që nuk mund të duroni as përgjigjen deri në fund. “KM mbetet. Ashtu siç thamë një muaj më parë, dy muaj më parë dhe disa muaj më parë”.
Në të njëjtën kohë, ai akuzoi N1 se nuk ka raportuar të vërtetën për targat.
“Meqenëse thua se është bërë një pjesë e ri-regjistrimit, po është bërë, por nuk ke thënë të vërtetën – e vërteta është se ka ri-regjistrim, por në KS e jo në RKS, Ju thjesht nuk ua keni thënë njerëzve të vërtetën”, e ka akuzuar Vuçiqi këtë media.
Ai ka thënë se targat RKS i kanë marrë serbët në jug të Kosovës, sepse nuk mund të garantojnë sigurinë e tyre, ndërsa në veri “nuk ka shans të jetë kështu”.
“Ju keni harruar të thoni se njerëzit kanë kërkuar ri-regjistrim në targa neutrale ndaj statusit, dhe jo ato të cilat nuk janë. Çfarë po bëni kështu? Pse nuk ua jepni informacionin i drejtë njerëzve. Sepse e di që ju e dini se cila është e vërteta. Pra, po, kanë kërkuar ri-regjistrim, por kanë kërkuar që të ri-regjistrohet në targa KS. Nuk ka problem për targa KS pasi janë neutrale ndaj statusit. Dhe a e dini se cili ishte reagimi i tyre ndaj targave KS në Bruksel? U hodhën si të përvëluar, në majë të këtij muri! Do ta kishin më të lehtë të tolerojnë çdo gjë, vetëm jo targat KS, sepse targat KS flasin për neutralitet statusor. Do të pranojnë çdo gjë, përveç targave KS”, ka thënë Vuçiq në atë kohë, të cilën deklaratë e përkujtoi portalin KoSSev në llogarinë e tij zyrtare në platformën X.
Paraprakisht, pas përshkallëzimit të situatës dhe krizës në vendet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, në vjeshtën e vitit 2021, problemi u zgjidh përkohësisht me marrëveshje për vendosjen e letrave ngjitëse gjatë hyrjes në Kosovë, gjegjësisht në Serbi, si për automjete me targa RKS ashtu edhe për ata me targa të Serbisë, përkujton Kossev.
“Ne mbrojtëm të drejtën e lëvizjes së lirë, paqja u ruajt. Kemi dhënë më pak se në vitin 2012. Populli është i lehtësuar”, mburrej në atë kohë Aleksandar Vuçiq, shkruan Paparaci.
Këtë vjeshtë, më shumë se 4.200 persona nga veriu i Kosovës që kishin targa KM i ri-regjistruan automjetet e tyre në RKS dhe afërsisht po aq i zëvendësuan me targa të qyteteve në Serbinë.
Ky proces së fundi përfundoi me heshtjen e Beogradit zyrtar dhe me mungesën e interesimit të mediave të regjimit serb, thekson KoSSev.

T� tjera
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...





























