Lajme

Çfarë tha Kurti në panelin e Berzh’it

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 24 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një fjalim në panelin e organizuar nga BERZH për investime në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër.

Në këtë takim po marrin pjesë liderët e këtij rajoni, ndërkohë që Kurti në këtë takim ishte ulur afër kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq.

Kurti filloi fjalimin e tij duke thënë se në Kosovë po ekziston entuziasëm i madh pas zgjedhjeve të fundit ku fitoi opozita, dhe kjo sipas tij do të përkthehet në zhvillim ekonomik.

-Advertisement-

“Është tashmë vala e tretë e entuziazmit në Kosovë. Vala e parë ishte çlirimi i vitit 1999, e dyta ishte pavarësimi i Kosovës në shkurt të 2008’ës dhe tani kemi entuziasmin e vitit 2020 për zhvillim. Kosova është në zemër të Ballkanit, me përkushtim në integrimin evropian dhe anëtarësimin në NATO. Shteti ynë është i etur për investime. Kemi një fuqi të re punëtore, që është mirë e arsimuar. Mosha meshatare në Kosovë është 30 vjet. Dhe, duam të bashkëpunojmë me vendet e rajonit”

“Linja hekurudhore prej jugut në veri, prej Hanit të Elezit në Fushë-Kosovë, në Mitrovicë dhe në Leshak. Po ashtu do të donim të shihnim një lidhje mes Prizrenit e Tetovës. Prizreni në Ksoovë dhe Tetovës në Maqedoni të Veriut”, ka thënë Kurti.

“Po presim takimet e drejtpërdrejta. Deri tani kemi 77 marrëveshje me Shqipërinë, dhe së bashku me kryeministrin Edi Rama do i japim një energji të re implementimit të këtyre marrëveshjeve. Po ashtu po presim takimin e Malin e Zi”, shtoi ai.

“Ne besojmë që mërgata jonë është kruciale për investime. Ne kemi një mërgatë shumë të madhe sidomos në Gjermani e Zvicër por edhe këtu në Britani të Madhe. Investimet do përmirësonin CV’në tonë ekonomike dhe do të mundësonin investime të tjera në të ardhmen”, e përfundoi fjalimin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera