Çfarë të hani kur niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët
Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 10 December 2024
Hipoglicemia quhet sëmundja që prek nivelin e sheqerit dhe glukozës në trup. Konsiderohet si e kundërta e diabetit, pasi ul poshtë normave të lejuara nivelin e sheqerit në gjak. Shfaqet kur këto nivele bien nën shifrën 70 mg/dl dhe mund të kthehet në një rrezik të vërtetë për jetën.
Efektet anësore të kësaj sëmundjeje janë thuajse të menjëhershme, duke shkaktuar lodhje, dhimbje koke, marramendje apo rrahje të larta zemre.
Si shumë gjendje të trupit edhe kjo ndikohet ngushtë nga ushqimi i mirë ose jo dhe stili i jetesës.
Në këtë artikull tregojmë ushqimet që ju ndihmojnë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak pa e dëmtuar aspak organizmin. Ndiqini më poshtë të gjitha këshillat për dietën perfekte kundër hipoglicemisë.
Gjatë natës, kur flini gjumë nivelet e sheqerit në gjak bien, për këtë arsye këshillohet që mëngjesi të konsumohet direkt pasi jeni zgjuar.
Në këtë mënyrë trupi do të marrë energjinë e nevojshme nga ushqimet, pa pasur nevojën që të shterojë të gjithë glukozën e mbetur.
Sigurisht duhet të filloni me ushqime të shëndetshme që përmbajnë shumë vitamina. Në mëngjes konsumoni vezë të ziera, drithëra, kos, mjaltë apo fruta të ndryshme të stinës.
Frutat e pyllit janë një ndër kombinimet më të mira të sheqerit të shëndetshëm, antioksidantëve dhe vitaminave për trupin tuaj.
Dreka këshillohet të jetë e lehtë, por e mbushur me proteina, yndyrna dhe karbohidrate të shëndetshme. Fokusohuni tek mishi i pulës, sallata, patatet e ëmbla dhe perimet e ndryshme të stinës.
Karbohidrate të tjera mund të merrni nga buka, zgjidhni ato që përmbajnë shumë lloje drithërash në përbërjen e tyre. Mjekët rekomandojnë shumë edhe konsumimin e peshkut si sardelet dhe peshku ton i shoqëruar me sallatë apo perime.
Ndonëse vaktet e darkës mund të jenë tunduese për këdo, mjekët ju këshillojnë që edhe ato të jenë të lehta. Në darkë zgjidhni karbohidrate dhe proteina që përfshijnë bishtajorët, sallatën, mishin e pulës apo orizin.
Nëse ndiheni të uritur, atëherë duhet të konsumoni një ushqim të pasur me glukozë siç janë petullat dhe frutat. Këshillohet se lëngjet e frutave janë gjithashtu të rekomandueshme.
Gjithnjë jini vigjilentë të kuptoni shenjat që trupi juaj po ju jep në lidhje me këtë sëmundje. Të rrezikuar janë edhe personat që marrin kura të forta kundër diabetit, pasi ilaçet mund të prishin balancën e mirë të sheqerit në gjak.
Të tjera
-
Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ende nuk di...
-
Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë ankesën e Thaçit për shkeljen e të drejtave themelore
Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hudhur posht...
-
Sa po zgjasin pritjet në pikat kufitare?
Aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bard...
-
Deputeti i PDK-së: Çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë
Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur Serbia ia ka refuzuar kërkesën...
-
Kosova ndihmon bujqit luginas me mbi 1 milion euro
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike ku ka marrë tri vendime...
-
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për tre vendimet që i ka marrë
Dje Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, ku janë marrë di...
-
Vetura përplas për vdekje një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat
Një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat është përplasur për vdekje...
-
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in ka emër
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Haradinaj uron të gjithë bashkatdhetarët për festat e fundvitit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Reshjet e borës, një kamion rrëshqet nga rruga në Badovc
Një kamion ka rrëshqitur sot duke përfunduar jashtë rrugës si pasojë e kushte...
-
Përveç asaj në Katedrale, Kurti merr pjesë edhe në Meshën e Ditës së Krishtlindjes në Pjetërshan
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Meshën e Ditës së Krish...