Lifestyle

Çfarë të brendshme preferojnë burrat e çka gratë?

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 17 June 2017

Burrat i identifikojnë si ëndrra erotike, ndërkohë që për femrat janë më së shumti rehati. Në një mënyrë apo në një tjetër, lingerie (fjalë që vjen nga frëngjishtja “linge” – veshje të brendshme ose këmisha nate të punuara nga materiale delikate si mëndafshi ose dantella) janë një element i rëndësishëm për të dy sekset.

Veshjet intime, përveçse shprehin sensualtitet dhe rrisin pasionin në çift, në disa raste shërbejnë dhe për vetëvlerësim. Ato na bëjnë të ndihemi të veçanta, por në një botë krejt ndryshe: jo për sytë e të tjerëve, por për tanët . Shpeshherë mjafton të veshësh një palë të brendshme seksi për të arritur atë që do.

Por ndryshe nga se besohet, meshkujt kanë tërësisht të tjera preferenca dhe duket se këto të fundit do të ndryshojnë kryekëput garderobën tuaj.

-Advertisement-

Sipas një studimi kryer online rezulton se 40% e mëshkujve pëlqejnë bokserat. Femrat duket se e gjejnë veten tepër rehat në këto mbathje dhe meshkujve u duket kjo gjë joshëve. Ndoshta është forma e tyre që rrumbullakos dhe fsheh defektet që këto të jenë të brendshmet më të pëlqyera.

Në vend të dyta janë tangat, të brendshmet seksi, që femrat i veshin me jo shumë dëshirë! Duke menduar se meshkujt i pëlqejnë femrat e kanë mbushur garderobën me këtë model, por nëse trupi juaj nuk është si ai i modeleve më mirë të kaloni tek bokserat.
Tangat edhe më të holla pëlqehen edhe më pak nga meshkujt, kjo ndoshta prej faktit që ekspozojnë shumë lëkurë, e nëse format nuk janë perfekte, çfarë t’u pëlqesh? Me mirë fshihini defektet.

Mbathjet braziliane janë të preferuarat e femrave, por për fat të keq jot ë meshkujve. Këta të fundit nuk kanë dhënë arsye, ndaj thjesht duhet ta pranojmë këtë fakt.
Pa dyshim ,që të fundit në renditje do të ishin mbathjet e plota!! Vetëm 1% e mëshkujve mendojnë se ky model është i bukur!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera