Lifestyle

Çfarë të bëni kur partneri/ja është tepër i ngjitur pas jush

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 12 October 2017

Ju jeni në një romancë të re dhe ndiheni shumë mirë me këtë person. Mban erë të mirë. Është i mrekullueshëm në shtrat. E adhuroni të qeshurën e tij/saj. Në të vërtetë, nuk mund të rrini dot pa të.

Një romancë e re është diçka e madhe dhe emocionuese, por ndonjëherë keni nevojë për një hapësirë tuajën. Problemi: Ju nuk doni që personi që po shihni të keqinterpretojë nevojën tuaj për të qënë vetëm si mungesë interesi. Kur partneri fillon të bëhët pak i ngjitur, ja si të kërkoni hapësirën tuaj pa dëmtuar marrëdhënien.

Shumë njerëz kur lidhen, bien në një rutinë ku çdo moment të ditës e kalojnë së bashku si një çift.
Kjo është gabimi. Nuk është normale ose e shëndetshme që të gjithë kohën e lirë t’ia kushtoni partnerit tuaj. Asnjë lidhje nuk duhet t’ju pengojë të dilni me miqtë, të merreni me hobit tuaj apo interesat ku po investonit. Nëse kjo gjë po ndodh me lidhjen tuaj, situate po bëhët shqetësuese.
Në vend të kësaj, lejo që ky person të kuptojë se ju e vlerësoni pavarësinë tuaj dhe e keni të nevojshme të kaloni kohë vetëm. Jini të qartë se jeni një femër/mashkull i zënë me me punë dhe ndonjëherë, ju duhet koha juaj.

-Advertisement-

Kur dikush që po ju ”mbyt” duke qënë gjithë kohën pas jush, nuk po ju tërheq më, është normale t’I distancoheni. Nuk ka problem.
Por, nëse po flasim për dikë që ju pëlqen vërtet, nuk do ishte e drejtë diçka e tillë. Në vend të saj bëjeni të qartë që në fillim, në mënyrë që mos nisin keqkuptimet.

Kjo nuk është e paarsyeshme. Të kesh një jetë jashtë marrëdhënies tënde është diçka e nevojshme – dhe krijimi i kufijve në fillim do të parandalojë lëndimet më vonë. Partneri juaj do ta kuptojnë plotësisht.

Të gjithë jemi mjaft të pambrojtur në ato muajt e parë të vështirë të takimeve: të pasigurt për atë që po ndodh apo deri ku do shkojnë gjërat. Çdo formë “Unë kam nevojë për hapësirë” mund të duket si fundi i kësaj marrëdhënieje.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, le të flasim për fajin.
Është gjëja që na ndalon që të kemi këto biseda kritike dhe na detyron të rrimë në një pellg të turpshëm të trishtimit dhe të mbytjes.
Nevoja e hapësirës NUK do të thotë që nuk ju pëlqen ky person! Nuk ka asgjë për t’u ndjerë fajtore këtu. Të kesh jetën tënde nuk do të thotë që nuk je për lidhje. Përkundrazi! Në fund të ditës, ju jeni ende ju dhe e dini mirë që çdo gjë ka kohën dhe përkushtim e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera