Fokus

Çfarë pritet nga takimi i sotëm Kurti – Vuçiq në Bruksel?

Autori: Samire Jaha 10:53 | 21 November 2022

Sot është duke u mbajtur takimi trepalësh në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kuti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e kryediplomatit evropian, Josep Borrell në Bruksel, shkruan Gazeta Infokus.

Ky takim po vlerësohet si një veprimi mirë nga Kurti pasi që dëshmon që Kosova është e gatshme për një zgjidhje paqësore përmes dialogut.

Të paktën kështu e ka cilësuar ish anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog, Gazmir Raci, i cili në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë  se Kosova tash e një javë ishte e gatshme që të shkoj në Bruksel për takimin me presidentin serb.

-Advertisement-

“Kosova bëri mirë që sot është në Bruksel sepse po e dëshmon gatishmërinë për zgjidhje paqësore përmes dialogut, Prishtina ishte e gatshme gjatë gjithë javës që shkoj por duket që Serbia si zakonisht dëshiron që gjërat e rëndësishme me i tejkalu në momente të sikletshme, duket dashur të shkel afatet kohore që i kishte vendosur Kosova për targa. Serbia sot do të kuptojë edhe njëherë se duhet të jetë për zbatim të obligimeve që i ka marr në Bruksel që nga viti 2011”, ka deklaruar Raci për Infokus.

Ndërsa ai shtoi se Kosova tashmë ka dhënë sinjale pozitive për planin franko-gjerman.

“Sa i përket Planit të Brukselit me mbështetje të SHBA, Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Kosova ka dhënë sinjale pozitive sepse nëse në këto momente ëe reja gjeopolitike arrijmë që të garantojmë integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve nga Serbia atëherë ne kemi arritur që të hapim rrugën tonë të shpejt drejt integrimit në NATO dhe më vonë edhe në BE”, deklaroi tutje Raci për Infokus.

Ndryshe, Borrel fillimisht ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

E Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“… t’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë, që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera