Lajme

Çfarë premtoi e çfarë ka realizuar në mandatin e katërt Agim Veliu? (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 23 February 2020

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017.

Komuna e Podujevës e udhëhequr nga Agim Veliu nga  32 premtime ka realizuar vetëm 10, derisa 11 prej premtimeve nuk i ka filluar, shkruan Gazeta inFokus.

Agim Veli e la në gjysmë mandatin e katërt për tu bërë ministër i punëve të brendshme në qeverinë Kurti.

-Advertisement-

Instituti GAP bën monitorimin e përmbushjes së premtimeve në 26 komuna, sepse disa nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore. Komunat si Skënderaj, Mamusha dhe dhjetë komunat e banuara me popullatë shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.

Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale.

Shikoni te gjitha premtiet e Agim Veliut http://www.komunat.institutigap.org/premtimet/kryetaret/84/Agim%20Veliu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera