Lajme

Çfarë po thotë Behxhet Xheladini i LDK-së, pasi u anuluan votat e diasporës në Dragash?

Autori: Islam Morina 16:47 | 20 November 2021

Kandidati për kryetar të LDK-së në Dragash, Behxhet Xheladini, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se atij i është vjedhur fitorja në tavolinë.

Ky reagim i tij vjen pas anulimit të votave të diasporës, të cilat përmbysën rezultatin e PDK-së në Dragash dhe e nxorën fituese LDK-në, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se ankesës së tyre ia kanë bashkangjitur të gjitha provat që vërtetojnë se procesi zgjedhor nga mërgata ishte i rregullt.

-Advertisement-

“Ne kemi përgatitur një ankesë e cila vjen pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave nga diaspora. Ne në këtë ankesë kemi bashkangjitur të gjitha provat që vërtetojnë që procesi zgjedhor nga ana e mërgatës ka qenë i rregullt dhe i pastër si loti. Ne kemi përgatitur një dosje të gjerë në të cilën kemi dëshmuar dhe dëshmojmë para Supremes që vendimi i PZAP-së nuk ka qenë i drejtë dhe ka qenë skandaloz për arsye se mua mu ka marr fitorja në tavolinë. Kësaj ankese përveç të tjerash ia kemi bashkangjitur edhe afro 200 deklarata të votuesve tanë të mërgatës që pas këtij vendimi kanë qenë jashtëzakonisht të shqetësuar”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera