Lajme

Çfarë po “pretendon” ministri serb i mbrojtjes: Në nisje të takimit në Bruksel tregon se sa e përgatitur është ushtria serbe

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 18 August 2022

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, menjëherë pas fillimit të takimit Kurti – Vuçiq në Bruksel, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka publikuar trajnimet që ushtria serbe po bëjnë në sipas tij në “Sremska Mitrovica”.

Ai në këtë njoftim tregon se sa “e aftë” është ushtria serbe dhe njësitë e artilerisë për veprime të shpejta të kësaj ushtrie. Këtë postim ai e gjeti ta bëjë pikërisht në kohën kur në Bruksel nisi takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Por sipas tij kjo është një trajnim i rregullt i pjesëtarëve të Brigadës së Parë të Ushtrisë Tokësore serbe, transmeton Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Mundësitë e zjarrta të njësive artilerie të Ushtrisë Serbe dhe aftësitë e këtyre komponimeve për veprime të shpejta dhe efikase janë rritur ndjeshëm falë pajisjes së tyre me produkte të industrisë vendase të mbrojtjes. Në poligonet në kazermën “Boshko Palkovljevic Pinki” në Sremska Mitrovicë, në këto momente po zhvillohet trajnimi i rregullt i pjesëtarëve të Brigadës së Parë të Ushtrisë Tokësore për përdorim luftarak të raketave të digjitalizuar 128 mm M-17 “zjarr””, shkruan ministri serb.

“Anëtarët tanë vazhdojnë trajnimin për të ruajtur dhe përmirësuar aftësitë për përdorimin e këtij sistemi të modernizuar artilerie dhe në këtë mënyrë ofrojnë mbështetje zjarri për njësitë e tjera të Ushtrisë Tokësore. Megjithatë, më vjen shumë mirë që ushtarët e gjeneratës së marsit, të cilët janë në stërvitje speciale, janë aktualisht me ta”, vazhdon të shkruajë në njoftimin e tij ministri Stefanoviq.

Ndërsa këtë njoftim të ministrit e kanë publikuar edhe mediat serbe duke e titulluar me titullin “Nebojsha Stefanoviq: Aftësitë e qitjes së artilerisë janë rritur ndjeshëm”.

Takimi në Bruksel është duke vazhduar ende, e në orën 13:30 pritet edhe konferenca ku përfaqësuesit e BE-së dhe krerët e Kosovës dhe Serbisë pritet ti drejtohen qytëtarëve pas takimit./Gazeta Infokus/

Ky është postimi i tij:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera