Lajme

Çfarë po planifikon Komuna e Graçanicës, kërkon mbi 300 dhoma hoteli?!

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 04 June 2021

Nuk dihet çfarë ka në plan, por Komuna e Graçanicës, por ky institucion ka shpallur një tender jo të zakonshëm. Po planifikon të paguaj rreth 10 mijë euro për dhoma hoteli e apartamente për nevoja të saj.

Në dosjen e tenderit që ka siguruar Gazeta Infokus shihet se kjo komunë e udhëhequr nga Srgjan Popoviq, po kërkon mbi 300 dhoma hoteli e apartamentesh.

Një pjesë e tyre janë planifikuar vetëm për bujtje pa përfshirë shërbime tjera hoteliere. Ndërkaq, një pjesë thuhet se duhet të përfshijnë edhe mëngjesin, drekën e disa edhe pansion të plotë.

Madje duket se kjo komunë ka specifika të veçanta kur është në pyetje shërbimi hotelier që kërkon.

Afro 150 dhomat e kërkuara duhet të jenë me nga një shtrat, ndërsa 50 prej tyre nuk duhet të përfshijnë mëngjesin.

E krahas gjithë kësaj, Komuna e Graçanicës po kërkon edhe 20 apartamente për akomodim.

Megjithatë në dosjen e tenderit nuk jepen shpjegime se për çfarë po I nevojiten këto shërbime komunës. /Gazeta inFokus/

Të tjera