Lajme

Çfarë po paralajmëron Kurti? Tregon se sot do ketë konferencë për media nga dy ministrat e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 12 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video nga vetura në faqen zyrtare të qeverisë së Kosovës në facebook, ku ka thënë se po shkon në mbledhjen e 100-të të qeverisë së udhëhequr nga ai.

Derisa në këtë video ka treguar se sot do të ketë një konferencë për media nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Sot jam nisur për në mbledhjen e 1—të të qeverisë do të flasim për të arriturat e ministrive dhe do të votojmë 12 pika të rëndësishme të cilat iu ftoj ti ndiqni drejtpërdrejte pas pak në faqen e qeverisë .. Ndërsa pas pak në një konferencë për media do të flasin ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu”, ka thënë Kurti në videon e pazakontë nga vetura të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera