Lajme

Çfarë po paralajmëron Arianit Koci: Edhe sot më keni para Kuvendit do të kem mbështetje nga aleatë të veçantë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 03 July 2025

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se sot do të protestojë para Kuvendit të Kosovës, në një aksion simbolik që, siç thotë ai, ka për qëllim të japë një mesazh të qartë për gjendjen politike në vend, shkruan Gazeta Infokus.

“Shteti është në bllokadë. Populli – në pritje. Milionat po humben. Askush nuk lëviz, askush nuk jep përgjegjësi,” ka shkruar Koci në një njoftim publik.

Ai theksoi se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore, por me një mesazh të fuqishëm: “Nuk mund të na shndërrojnë në turmë të heshtur.”

-Advertisement-

Koci tha se do të ketë edhe mbështetje nga aleatë të veçantë, ndërsa pritet pjesëmarrja e mediave vendore dhe ndërkombëtare.

Protesta simbolike vjen në një kohë kur kriza institucionale dhe bllokimi i konstituimit të Kuvendit ka ngjallur shqetësime të thella në opinionin publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera