Lajme

Çfarë po paralajmëron Arben Vitia

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 20 March 2022

Që nga humbja e garës për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia është parë rrallë në publik dhe fare në aktivitete politike. Ai ka evituar edhe paraqitjet mediale si dhe ka reduktuar maksimalisht akitivitetin në rrjete sociale, duke i dhënë një pushim disamujor vetes.

Mirëpo, këtë të diele, në orët e vona të natës, ai ka publikuar fotografinë e re të profilit në Facebook. Ky nuk është lajmi i vetëm. Në sfond të fotografisë së publikuar, në pozicionin profil, shihet edhe kryeministri dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Nuk dihet nëse është e qëllimshme, por nëse po, a është ky një mesazh i Vitisë për kthim në aktivitete politike të Vetëvendosjes, apo për ndonjë angazhim të ri institucional? Mbetet të shihet.

-Advertisement-

Vitia dhe Kurti u bënë shumë të afërt që nga ndarja e VV-së me anëtarët që iu bashkuan PSD-së. Kurti, edhe publikisht, Vitinë e quante Beni, që tregonte miqësinë e mirë që kishin.

Ai u bë ministër i Shëndetësisë në kohën e krizës pandemike, kur edhe fitoi admirimin e qytetarëve. Gjithçka filloi të venitej me shpejtësi, kur menaxhimi i pandemisë u bë i vështirë dhe numrat e rasteve me të infektuar dhe me të vdekur nisën të rriteshin drastikisht.

Nga një ngritje me shpejtësi, ndodhi një rënie edhe më e shpejtë e Vitisë, deri kur humbi edhe zgjedhjet lokale në Prishtinë, një gjë që pak njerëz e besonin vetëm një muaj para zgjedhjeve të 17 tetorit, që e çuan në balotazh me kryetarin aktual, Përparim Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera