Lajme

Çfarë po ndodhë| Posta e Kosovës: Policia ka rrethuar objektin derisa po mbahet mbledhja e bordit

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 10 April 2020

Posta e Kosovës ka njoftuar se është rrethuar nga ana e Policia e Kosovës brenda dhe jashtë saj.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Posta ka bërë me dije se derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Perkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës Policia janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës, shkruan Gazeta inFokus.

“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Perkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhë policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në komunikatën e Postës.

-Advertisement-

Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin për të marrë informacione rreth arsyes pse është rrethuar Posta, por ai nuk ka dhënë detaje.

Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saja ligjore, ofron siguri dhe asistencë policore, ndaj të gjithë  qytetarëve, pronave publike dhe atyre private”, ka thënë Kelani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera