Lajme

Çfarë po ndodhë/ Në Prishtinë rrugët prishen një muaj pas asfaltimit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 27 January 2020

Rruga në lagjen ‘Taslixhe’ të Prishtinës është prishur një muaj pas asfaltimit, shkruan gazeta inFokus.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi të kësaj rrugë dhe qytetarët po kërkojnë një përgjigje nga Komuna e Prishtinës.

Në faqen në facebook “Vrojtuesit e lagjes” të cilët shfaqin çdo ditë probleme të tilla në qytetin e Prishtinës thonë se kjo nuk është e vetmja rrugë e cila është prishur menjëherë pas asfaltimit.

-Advertisement-

Sipas tyre po raportohet edhe për rrugë të tjera në rrugën e Gërmisë dhe Kodrën e Diellit.

“Do ta ripostojme kete foto te asfalltit te demtuar vetem nje muaj pasi eshte shtruar ne Taslixhe, derisa te marrim pergjigje nga Komuna e Prishtinës. Kjo nuk eshte ne rregull!  Raste te ngjashme raportohen edhe nga Kodra e Diellit, rruga e Germise. I lusim vrojtuesit te na dergojne foto dhe informata per publikim”, thuhet në përshkrimin e tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera