Sport

Çfarë po ndodhë në Gjilan, akordohet penallti dhe anulohet goli

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 12 July 2020

Gjilani dhe Drenica janë duke luajtur aktualisht në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin që po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, në minutën e 3’ është akorduar penallti për skuadrën e Gentjan Mezanit.

Nga pika e bardh i saktë është treguar, Fiton Hajdari, por golin e tij e ka anuluar gjyqtari, Gramos Shala, i cili me pas ka akorduar goditje indirekte për mysafirët.

-Advertisement-

Kur kanë kaluar 20 minuta lojë rezultati mbetet ai i fillimit, 0-0./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera