Sport

Çfarë po ndodhë në FFK, vjen një dorëheqje e papritur (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 27 January 2020

Njëri nga anëtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës ka dhënë dorëheqje këtë të hënë pa ndonjë paralajmërim. Behar Ajvazi, i cili deri më tani ishte anëtarë i Kuvendit të FFK-së nga Klubi Futbollistik Vëllazëria Zhur është larguar përfundimisht nga ky institucion, shkruan gazeta inFokus.

“Unë Behar Ajazi, si anëtar i kuvendit të FFK-së nga Kf Vëllazëria Zhur , nga ky moment  jap dorëheqje nga pozita e anëtarit të kuvendit të FFK-së si delegat për arsye personale”, ka shkruar Ajvazi në llogarinë e tij në facebook.

Gazeta inFokus do t’iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme në Federatën e Futbollit të Kosovës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera