Lajme

Çfarë po ndodhë me Skenderajn, stagnon numërimi votave

Autori: Islam Morina 01:58 | 18 October 2021

Kur tashmë KQZ-ja, në shumicën e komunave ka finalizuar numërimin e votave, në Skenderaj numërimi ka ngecur.

Në shumicën e komunave tashmë janë numëruara 100% e votave, kurse në disa të tjera janë numëruar mbi 95% e votave, Skenderaj është i vetmi që tash disa orë numërimi ka ngecur në vetëm 80% të votave të numëruara, shkruan Gazeta Infokus.

Kujtojmë se orë më parë ishte kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari që akuzoi për vjedhje votash, shantazhe e blerje votash, duke thënë se në Drenicë u vodh vota e idealit.

-Advertisement-

Nga atje u raportua edhe për një person të plagosur në sheshin kryesor të kësaj komune./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera