Çfarë po ndodhë me rrethrrotullimin në Lakrishtë?
Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 17 October 2019
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) nuk i ka dhënë të drejtë komunës së Prishtinës, përkatësisht shefit të prokurimit, për të refuzuar një tender që në disa pozicione kishte çmime jo-normalisht të ulëta.
OSHP-ja e ka obliguar komunën e Prishtinës që të rivlerësojë ofertën e kompanisë “RSM”, duke e udhëzuar që t’i merr parasysh vetëm njërën pjesë të nenit 3 të Rregullave për Çmimet Jo Normalisht të Ulëta dhe të injorohet neni pasues, ai 4, i cili parasheh çmimi jonormalisht të ulëta që vijnë nëpër pozicione dhe jo në ofertën totale.
Kështu u tha me rastin e prezantimit të të gjeturave që Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo, kanë hasur në procesin tenderues të projektit “Rreth rrotullimi i Lakrishtës”.
Elbasan Racaj nga Lëvizja Fol tha se OSHP-ja bazuar në vendimin që e ka marrë për tenderin 1 milionë e 149 mijë euro, ka keqinterpretuar rregullën për çmime jo-normalisht të ulëta.
Sipas tij, ky vendim i OSHP-së e bënë të pavlerë rregulloren e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
“OSHP nuk po i merr për bazë çmimet jo-normalisht të ulëta për pozicionet e tenderit ashtu siç kërkohet nga rregulla për çmime jo-normalisht të ulëta. Siç e dini nganjëherë çmimet jo-normalisht të ulëta përdoren për manipulimin e ofertës finale, përkatësisht shpesh na pamundësojnë që ta dimë edhe koston reale të tenderëve… Konsiderojmë se OSHP-ja ka keqinterpretuar rregullën për çmime jo-normalisht të ulëta dhe në këtë mënyrë i ka pamundësuar autoritetit kontraktues që të detektojë nëse ka pasur mashtrime gjatë ofertës”, tha ai, raporton kosovapress.
Paulina Behluli nga “Open Data Kosova” tha se në fazën e parë ishin parakualifikuar 6 operatorë ekonomik, nga 12 sa kishin aplikuar. Teksa shtoi se vetëm 5 operatorë ekonomik kishin dorëzuar ofertat financiare: RSM, Rukolli Company, Gashi ING&KAG Asphalt, Fami-Co dhe Drini-Company.
Ajo bëri të ditur se Komisioni Vlerësues e kishte rekomanduar për kontratë kompaninë RSM, e cila kishte ofertuar 1 milionë e 149 mijë e 998 euro, pasi për këtë komision siç tha ajo, shpjegimet e dhëna nga kjo kompani për pozicionet që është dyshuar për çmime jo-normalisht të ulëta, kishin qenë bindëse dhe të mjaftueshme. Teksa tha se udhëheqësi i Departamentit të Prokurimit në komunën e Prishtinës, Zekë Bardhaj, nuk e ka miratuar raportin e këtij komisioni.
E në vendimin e OSHP-së siç tha ajo, është injoruar fakti që pozicionet e caktuara të ofertës kanë pasur çmime jo-normalisht të ulëta, sipas Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit.
“Udhëheqësi i Departamentit të Prokurimit në komunën e Prishtinës, z. Zekë Bardhaj, nuk e ka miratuar raportin e Komisionit Vlerësues, që e rekomandonte për kontratë kompaninë RSM. Ai ka vlerësuar se disa pozicione të kompanisë RSM janë me çmime jo-normalisht të ulëta. Një çmim jo-normalisht i ulët sipas tij, ishte çmimi i gërmimit të kategorisë 3 dhe 4 për 0.80 euro, ndërsa bazuar në çmimin referent të KRPP do të ishte rreth 4 euro. Ndërsa vet çmimi i dhënë në parallogarinë e Njësisë së Kërkesës është 2.50 euro… Udhëheqësi i Prokurimit në Prishtinë e ka eliminuar nga gara kompaninë RSM dhe ka rekomanduar kompaninë R&M për kontratë”, tha ajo.
Ajo shtoi se në vendimin e OSHP-së është injoruar fakti që pozicionet e caktuara të ofertës kanë pasur çmime jo-normalisht të ulëta, sipas zyrtarit përgjegjës të Prokurimit.
E rekomandimet e organizatave jo-qeveritare i bëri të ditura Leonida Molliqaj nga Çohu.
“Ne si organizata jo-qeveritare rekomandojmë që KRPP të amandamentojë ‘Rregullat për Çmime Jo-normalisht të Ulëta’, pasi amandamentimi i saj është bërë i obligueshëm pas vendimit të OSHP-së. Gjithashtu, ne rekomandojmë që në rregulloren e re duhet të specifikohet saktë nëse çmimi jo-normalisht i ulët mund të konsiderohet edhe për pozicione dhe jo vetëm për çmimin total”, tha Molliqaj.
Ndryshe, raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit “Rreth rrotullimi Lakrishtë, Rrethrrotullimi Arbëri” është hartuar nga pjesëmarrësit e organizatave jo-qeveritare të rajonit të Prishtinës.
Të tjera
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...