Sport

Çfarë po ndodhë me futbollin në Kosovë? Ndërpritet edhe një ndeshje për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 18 April 2021

Pas skenave të dhunshme në takimin e së shtunës mes Fushë Kosovës dhe Vjosës, sot (e diele) ka ‘shpërthyer’ sërish dhuna në futbollin kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Fillimisht Gazeta Sheshi raporti se dueli mes Ferizajt dhe Ulpianës është ndalur në minutën e 95’, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes, Petrit Rama, është sulmuar nga një tifoz i skuadrës vendase.

LEXO EDHE: LAJMI I FUNDIT: Ndërpritet ndeshja në Ligën e Parë të Kosovës, sulmohet gjyqtari kryesor!

-Advertisement-

Përveç këtij takimi është ndërprerë edhe ndeshja e Ligës së Dytë ndërmjet Minatorit dhe Beharit.

Ky ballafaqim është ndalur pas përfundimit të pjesës së parë, pasi publiku sulmon gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

Kështu ka raportuar një faqe e Ligës së Dytë në rrjetin social facebook, të cilën mund ta shikoni më poshtë./Gazeta inFokus/

Ndërprehet Ndeshja në Lipjan .

KF Minatori- KF Behari

Ndërprehet Ndeshja në Minuten e 45 , pas përfundimit të pjeses…

Posted by Liga e Dytë e Kosovës on E diel, 18 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera