Sport

Çfarë po ndodhë me Drenicën? Deklarata e kryetarit të klubit bie ndesh me atë të Devollit

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 23 February 2021

Skuadra e Drenicës është duke kaluar në krizë të rezultateve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kuqezinjtë’ nuk kanë shënuar fitore në Superligë në tetë përballjet e fundit.

Lidhur me formën jo të mirë të ekipit nga Skenderaj, kryetari i klubit, Ilir Veliqi, ka deklaruar se trajneri, Bledar Devolli, ka ofruar dorëheqje.

-Advertisement-

“Pas ndeshjes, jemi takuar, kam qenë unë personalisht aty, Devolli ka ofruar dorëheqje, por nuk pranuam. Ne trajnerit ia kemi plotësuar thuajse 80 përqind të kërkesave, dhe tani duhet të vijnë edhe rezultatet”, ka thënë Veliqi për Zërin.

Mirëpo, trajneri nga Shqipëria e ka demantuar kryetarin e tij, duke thënë se ai nuk ka ofruar dorëheqje.

“Jo nuk kam dhënë dorëheqje. Ju duhet të pyesni presidentin çfarë ka thënë, unë po ju them që nuk kam dhënë dorëheqje” deklaroi Devolli për Indeksonline.

Drenica pas 20 ndeshjeve të zhvilluara gjendet në pozitën e 9-të me 20 pikë të arkëtuara.

Sfidën e ardhshme drenicasit e luajnë në udhëtim te Feronikeli./Gazeta inFokus/

May be an image of 2 njerëz dhe people standing

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera