Lajme

Çfarë po ndodhë| Edhe një virus tjetër shfaqet në Kinë pas Koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 24 March 2020

Koronavirusi filloi në Ëuhan të Kinës e përfshriu krejt botën, duke u shëndrruar në pandemi.

Por, edhe një virus tjetër i ri po raportohet se u shfaq në Kinë, shkruan gazeta inFokus.

Madje një person ka vdekur nga virusi i ri i quajtur “Hantavirus”.

-Advertisement-

Këtë e ka thënë gazeta kineze “Global Times”, sipas të cilës një burrë nga provinca kineze Yunnanka vdekur nga komplikimet prej këtij virusi.

I njëjti ishte në autobus, ku të gjithë pasagjerët më pas u testuan, shkruan gazeta inFokus.

Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se hantavirusi përhapet kryesisht nga brejtësit. Infeksioni me hantavirus megjithatë mund t’i sëmurë njerëzit./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera