Lajme

Çfarë po ndodhë? Ambasadorja e Francës shkon te Fatmir Limaj, bisedojnë për formimin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 22 January 2020

Nuk është punë që të vendoset se kush e si do të bëj Qeverinë.

Kjo pavarësisht se zgjedhjet u mbajtën, e fituesit u çertifikuan, shkruan gazeta inFokus.

Krejt kjo gjendje erdhi pasi VV e LDK si dy parti të para nuk po arrijnë asesi të bëjnë ujdi për të qeverisur bashkë.

-Advertisement-

E kur kanë kaluar më shumë se 100 ditë, tash si duket janë aktivizuar ambasadorët e vendeve të huaja në Kosovë, që të ndikojnë në formimin e institucioneve.

Pikërisht për këtë temë, në zyret e Nismës Socialdemokrate këtë të mërkurë u shkoi ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, shkruan gazeta inFokus.

Kjo edhe pse deri tash Nisma nuk përmendej e as nuk ishte pjesë e negociatave të VV-së e LDK-së për krijimin e ekzekutivit.

“Me ambasadoren biseduam edhe për formimin e insitucioneve të reja dhe besojë që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit”, thuhet në një njoftim të Nismës.

“Ambasadoren e falenderova për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që shteti francez ka dhënë për Kosovën dhe të njëjtën koha shpreha gatishmerinë tonë për të thelluar marrëdheniet tona si dy vende mike”.

Por, kjo nuk ishte tema e vetëm.

“Prita në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën biseduam për aktualitetin politikë në vend, zhvillimet paszgjedhore, për dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave”.

“Presim që Franca të jetë pro dhe të luajë rol aktiv që Kosova sa me shpejtë të marr liberalizimin e vizave”.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera