Rozë

Çfarë po ndodh? “Zhduket” Jennifer Lopez!

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 24 November 2022

JLo ka shqetësuar së fundmi fansat e saj.

Pak ditë pas një postimi ku ajo pozonte e lumtur krah bashkëshortit të saj, Ben Affleck dhe me të cilin u dha fund thashethemeve  se po përjetojnë një krizë, Instagrami i saj është bërë “black”.

Nuk ka asnjë postim në Instagram, ndërsa ka ndryshuar foton e profilit në Facebook, ku duket vetëm firma e saj.

-Advertisement-

E vetmja gjë që mund të shohësh në Instagramin e saj janë ndjekësit dhe gjithçka tjetër është e zezë.
Fansat janë ndarë në dy pjesë, një pjesë e tyre thotë se ka ndodhur diçka me aktorin dhe pjesa tjetër se diçka e madhe po vjen, një projekt i artistes.

Nga ana tjetër, në komentet në foton e saj të profilit në “Facebook”, artistja merr ngushëllime pë një “humbje” çka do të thotë se mund të ketë humbur një person të afërt. Por JLo ende nuk ka reaguar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera