Lajme

Çfarë po ndodh në Kosovë – Policia raporton për tri zhdukje të vajzave

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 12 May 2021

Në raportin e policisë janë raportuar për tre persona të zhdukur në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Personat e zhdukur janë nga Podujeva, Ferizaj dhe Istogu.

Babai ka raportuar se vajza e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

-Advertisement-

“Podujevë, 09.05.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin në polici se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpi dhe deri me tani nuk është kthyer. Ankuesi nuk ka njohuri se ku ndodhet ajo. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Një rast po të njëjtë ka raportuar edhe një baba nga Ferizaj.

“Ferizaj, 11.05.2021-08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur në mëngjes kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ndërsa në Istog djali ka raportuar se nëna e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Istog, 09.05.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka  raportuar se nëna e tij nga data e lartcekur është larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk ka njohur se ku gjendet. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera