Sport

Çfarë po ndodh me Shaqirin? Jurgen Klopp tregon gjendjen e futbollistit nga Zhegra e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 23 November 2020

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, mungoi në sfidën që Liverpooli e fitoi mbrëmë ndaj Liecesterit me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së 9-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Arsyeja e mungesës së reprezentuesit zviceran ishte se ai kishte pësuar një lëndim gjatë grumbullimin me kombëtare.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp, i cili ka thënë se Shaqa e kuptuar se është i lënduar pas skanimit që i është bëre në Liverpool.

-Advertisement-

“Shaqiri kishte një problem me muskujt gjatë kohës sa ishte me ekipin kombëtar, por ai nuk e kishte kuptuar as vetë se ishte lënduar. Ai u rikthye në klub, stërviti me ne dhe më vonë e ndjeu. Pasi i bëmë një skanim e kuptuam se bëhej fjalë për një lëndim që i kishte ndodhur pesë ose gjashtë ditë më herët”, deklaroi Klopp.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit pritet të mungoj edhe në sfidën e së mërkurës ndaj Atalantes në Ligën e Kampionëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera