Lajme

Çfarë po ndodh me rritjen e pagave, shtohen ankesat tek Avokati i Popullit

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 03 December 2019

Që nga 1 dhjetori ka hyrë në fuqi, mirëpo ankesat e vazhdueshme po e bëjnë të pamundur zbatimin e ligjit për paga.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tregon se ankesat kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e ligjit në kuptimin e ndarjes së pushteteve dhe barazisë para ligjit, nën pretendimin se ligji nuk e ka arritur qëllimin e proklamuar me rastin e miratimit të tij: “Pagë të barabartë për punë të barabartë”.

Sipas tij, deri më tanbi gjithsej janë dërguar 33 ankesa, ndërsa avokati i popullit, ditë më parë është takuar me sindikatën e Arsimit, Shendetësisë dhe Policisë për të shqyrtuar këtë qështje. Këta të fundit kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e dërgimit të ligjit në kushtetuese.

Nëse ndodh kjo, thonë se ka rrezik të kolapsohet shteti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera