Rozë

Çfarë po i merr jetën adoleshentëve?! Si të dalloni se po shkojnë drejt fundit (SHENJAT)

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 07 July 2017

Vetëvrasja është ende shkaku kryesor i vdekjve në mesin e të rinjve të moshës 15-24 vjeç.

Një 20-vjeçar nga qyteti i Fierit i dha fund jetës, pasi u nda nga e dashura dhe vetëm një ditë më pas një 19 –vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit, ku bashkëjetonte me një 33-vjeçar.

Vetëvrasja është shumë komplekse dhe shpesh nuk varet nga një arsye ose shkak i veçantë. Disa shenja që paralajmërojnë vetëvrasjen:

-Advertisement-

Flasin për vdekje ose vetëvrasje, madje edhe me shaka
Shprehje të mungesës së shpresës ose të bllokimit
Tërheqjen nga miqtë dhe familja
Rritjen e përdorimit të alkoolit ose të drogave të tjera
Shprehje të zemërimit apo hakmarrjes
Ndryshime dramatike në humor
Hulumtimi në metodat e vetëvrasjes në internet
Bërjen e marrëveshjeve përfundimtare, të tilla si duke u thënë lamtumirë miqve dhe familjes
Depresion për një periudhë të konsiderueshme kohore

Kur duhet të shqetësoheni dhe çfarë të bëni ?

Sa më shumë paralajmërime që tregon fëmija juaj, aq më shumë shqetësime ka. Mos injoroni instinktet tuaja. Pyesni adoleshentin drejtpërsëdrejti nëse po mendon për vetëvrasje. Kërkoni ndihmën e profesionistit! Është e rëndësishme të mbani mend se rimëkëmbja është e mundur. /Revista Psikologjia/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera