Rozë

Çfarë po bën Geta në Dhërmi? (FOTO+VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 01 May 2018

Sportistja e famshme, Geta Beqa, nuk po mendon ta lëshojë fronin.

Fituesja e kupës botërore të “Wellness Fitness” nuk po pushon së punuari me trupin e saj, madje edhe kur vendosë të shkojë në pushime me familjen.

Bukuroshja bjonde këto ditë ndodhet në plazhin e Dhërmisë dhe nga atje për ndjekësit e saj sjell një video inspiruese se si mund të shtrojmë buzë detit dhe ta mbajmë trupin në formë.

-Advertisement-

“Stërvitjet shqiptare të të pasmeve” – është përshkrimi i saj në imazhin e postuar.

Ajo shpesh nëpër intervista e ka treguar se po ashtu është edhe një nënë e përkushtuar, e cila mundohet t’a balancojë me përpikëri jetën e saj profesionale me atë familjare.

“Për botën ti dje NËNË, ndërsa për familjen ti je BOTA”, është përshkrimi tjetër i Getës në fotografinë me vajzat e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera