Lajme

Çfarë po bën “doktor Beni” dhe a do t’iu kthehet angazhimeve publike?

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 23 March 2022

Pas humbjes së garës për kryeqytetin në zgjedhjet lokale, ish-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, s’ka bërë ndonjë paraqitje publike. Por, se me çfarë po merret Vitia, ka treguar mbrëmë kryeministri Albin Kurti.

Në një intervistë në RTK, Kurti tha se është takuar të hënën me Vitinë, me të cilin kanë diskutuar për organizimin e Vetëvendosjes, meqenëse sivjet i kanë zgjedhjet e brendshme.

Ai ka thënë se Vitinë e ka shok shumë të mirë dhe se konsultohet vazhdimisht me të.

-Advertisement-

Ka deklaruar edhe se do të shohin për angazhimet e tjera publike, për siç e ka quajtur, “doktor Benin”.

“Ai është Koordinator i Qendrës së Prishtinës në Lëvizjen Vetëvendosje. Mbrëmë jam takuar me të, e kam shok shumë të mirë. Konsultohem vazhdimisht me të. Diskutojmë sidomos për organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, që i ka zgjedhjet sivjet. Ky është një vit ku s’kemi zgjedhje parlamentare e as lokale, dhe na e ka kriju mundësinë që të merremi me zgjedhjet e brendshme sepse në Vetëvendosje po na duhet një organizatë e re, ku bëjnë pjesë pjesë edhe organizat e gruas për Vetëvendosje dhe organizata e rinisë për Vetëvendosje e kështu me radhë. Dmth kemi shumë punë të brendshme, por shohim e bëjmë edhe për angazhimet e tjera publike për doktorr Benin”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera