Rozë

Çfarë plane ka Brad Pitt për Angelina Jolie dhe fëmijët?

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 24 May 2018

Ai është një burrë me plane. Brad Pitt duket se është i vendosur që të gjejë kohë për ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie dhe fëmijët e tyre.

Në fakt, fituesi i çmimit Oscar ka ndryshuar agjendën e tij duke riaranzhuar xhirimet gjatë stinës së verës në mënyrë që të kalojë kohë me ta.

“Ai ka zgjedhur një projekt që xhirohet në Los Angeles”, ka thënë një burim pranë aktorit për Us Weekly duket shtuar se Pitt ka për qëllim që ta përshtatë agjendën e tij në mënyrë që kjo ta ndihmojë marrëveshjen e divorcit me Jolie.

-Advertisement-

“Brad kërkon disa dispozita të veçanta në marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve që i garantojnë atij kohën e kujdestarisë me të gjashtë fëmijët”, ka thënë tutje i njëjti burim, transmeton Klan Kosova.

Ish-çifti, ndarja e të cilëve mbushi ballinat dhe faqet e revistave në shtatorin e vitit 2016 kanë gjashtë fëmijë, Maddox (16), Pax (14), Zahara (13), Shiloh (12) dhe binjakët Vivienne dhe Knox (9) që e vizitojnë babain e tyre disa herë në javë.

Edhepse aktorja Jolie së fundmi ka blerë një shtëpi afër ish-bashkëshortit të saj për ta bërë kështu më të lehtë gjithë këtë proces për fëmijët e tyre, një burim ka thënë për “Us” se ajo “ka hezituar t’i pranojë kushtet e Bradit, sepse ajo nuk e duron atë pasi ai e ka detyruar të vendoset në Los Angeles bashkë me fëmijët. ”

Sidoqoftë, aktori i “Allied” është i vendosur të qëndrojë në L.A., edhe nëse kjo do të thotë të jetë larg të dashurës së tij, profesoreshën, Neri Oxman.

“Brad dhe Neri kalojnë shumë kohë bashkë, janë shumë prezent në jetën e njëri-tjetrit, megjithëse jo aq sa do të donte ai”, shpjegoi një mik i afërt i çiftit, të cilët janë në lidhje qysh nga vjeshta e vitit 2017.

“Ajo do të vijë në L.A. për ta vizituar aktorin në xhirime këtë verë por ajo ka një jetë të saj në Boston”.

Ndërsa vizita e Oxman me shumë gjasë do ta gëzojë dhe ndihmojë Pitt, ai është ende i fokusuar në hartimin e një marrëveshjeje të kujdestarisë për fëmijët, për të cilën është dakord edhe ish-bashkëshortja e tij.

“Brad dhe Angie po vazhdojnë të përpiqen ta përfundojnë marrëveshjen e divorcit. Nuk ka akoma një marrëveshje të draftuar nga asnjëra palë, e cila zbulon se çfarë mosmarrëveshje ata vazhdojnë të kenë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera