Lajme

Çfarë përfiton Prishtina nga Policia e Kryeqytetit që do ta themelojë Daut Haradinaj?

Autori: Islam Morina 09:47 | 17 September 2021

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka shpalosur synimin e tij që të themelojë Policinë e Kryeqytetit pasi që t’i ketë fituar zgjedhjet e 17 tetorit. Haradinaj qëllimin e tij e mbështetë në Ligjin për Prishtinën, i cili ishte miratuar me insistimin e Qeverisë Haradinaj II në vitin 2018.

Por, çfarë me të vërtetë përfiton Prishtina nëse do ta ketë policinë e saj?

Dihet se Prishtina është bërë një qytet i mbipopulluar. Përveç banorëve të saj, në Prishtinë hyjnë e dalin mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova brenda ditës, të cilët vijnë për të punuar ose për nevoja të tjera.

-Advertisement-

Duke e pasur policinë e saj, Prishtina do të kishte kontroll e rrjedhimisht edhe organizim më të mirë të jetës së përditshme, duke ndikuar në rritjen e sigurisa, përmes parandalimit të krimit dhe rregullimit të trafikut.

Tri do të jenë mandatet kryesor të Policisë së Kryeqytetit, ku përfshihen patrullimi nëpër lagje, kontrolli për konsum të alkoolit dhe kontrolli për parkim të palejuar.

Në programin e Haradinajt parashikohet që policët, për të lëvizur brenda kryeqytetit, të përdorin përdorin biçikleta, motorë me bateri apo automjete me rrymë.

Poashtu, Policia e Kryeqytetit do të monitoroj hapësirat publike, parandaloj aktet kriminale dhe rregulloj lëvizjen – gjithherë në koordinim me Policinë nacionale të Kosovës. Haradinaj thotë se përkushtim i veçantë do t’i kushtohet mbrojtjes së të miturve dhe garantimin e sigurisë në shkolla.

Për banorët e lagjeve të Prishtinës, të cilëve u zihen shpesh hapësirat e parkingut, Haradinaj e ka menduar një zgjidhje. Haradinaj parashikon që të ndalohet parkimi i automjeteve në vende të kufizuara ose të paautorizuara.

“Me qëllim të menjanimit dhe ndëshkim it të parkimit illegal, Policia Komunale do të përdor vendosjne e “kapëseve të parkingut (‘clamps’)”, thuhet në program.

Daut Haradinaj, është duke bërë një fushatë kreative. Ai me propozimet e tij të guximshme, që nuk janë dëgjuar ndonjëherë nga ndonjë kandidat për kreqyteetin, ka prekur vëmendjen e prishtinasve. Prishtina kërkon ndryshim pas dy dekadave kaos infrastrukturore dhe urbanistik dhe duket se Haradinaj i ka kuptuar në esencë problemet e kryeqytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera