Lajme

Çfarë përfitimesh shëndetësore sjell agjërimi tek organizimi i njeriut?

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 27 April 2022

Doktor Agron Rexhepi në emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus ka treguar për përfitimet shëndetësore që i sjell agjërimi tek organizmi i njeriut.

Ai tha se njëra prej përfitimeve është shkrirja e masës dhjamore të vjetër që ekziston në organizmin e njeriut.

“Agjërimi ndikon në shëndetin e njeriut, ai fokusohet në shkrirjen e masës dhjamore të vjetër e cila në realitet shërben si depo për deponimin e toksinave të ndryshme, ndërkaq me shkrirjen e saj lirohen toksinat, pastrohet organizmi, jemi dëshmitarë të gjithë ata që agjërojnë se në tri katër pesë ditët e para kemi kapak kokë dhimbje sepse qeto toksinat e bëjnë të vetën, ndërkaq pas agjërimit vie rivendosja e masës së re dhjamore që për 11 muajt e ardhshëm do të kemi mundësi prapë ato fiokat e masës dhjamore të i mbushim me toksinat e tjera,”, ka thënë Rexhepi në Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus.

-Advertisement-

Tutje ai shtoi se nuk ka ndonjë obligim që Zoti i ka bërë njeriut e të mos jetë në të mirën e njeriut.

Për më shumë detaje në lidhje me agjërimin mund të ndiqni intervistën e plotë në vazhdim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera