Çfarë pasoja do të kishte shfuqizimi i urdhëresës ku përfshihet shamia, sipas avokatit kosovar
Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 12 August 2022
Avokati Virtyt Ibrahimaga ka dalë me një qëndrim juridik lidhur me debatin e krijuar të Udhëzimit Administrativ mbi çështjen e bartjes së mbulesës fetare në objektet shkollore.
Ibrahimaga thotë se shfuqizimi i Udhëzimit Administrativ do të inkurajonte prindërit me bindje fanatike fetare për t’i mbuluar fëmijët e tyre raporton Gazeta Express.
”Neni 1.13 i Udhëzimit Administrativ NR. 06/2014 është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.Neni 1.13 i Udhëzimit Administrativ nr. 06/2014 është në harmoni me kushtetutën dhe shfuqizimi i tij do të kishte vetëm një konsekuencë dhe atë inkurajimin e prindërve me bindje fanatike fetare për t’i mbuluar fëmijët e tyre. Udhëzimi në fjalë është kod i mirësjelljes për shkollat e fillore dhe të mesme, pra për të mitur”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
NENI 4 (1.13) I UA NR. 06/2014 ËSHTË NË HARMONI ME KUSHTETUTËN
Neni 4, paragrafi 1.13 i UA nr. 06/2014 është në harmoni me Kushtetutën dhe shfuqizimi i tijë do të kishte vetëm një konsekuencë dhe atë inkurajimin e prindërve me bindje fanatike fetare për t’i mbuluar fëmijët e tyre.
Udhëzimi në fjalë është kod i mirësjelljes për shkollat fillore dhe të mesme, pra për të mitur. Arsimi i lartë është përjashtuar përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen në fjalë. Ky kod përveç ndalesës për të bartur uniformë fetare ka edhe ndalesa tjera në veshje.
Sistemi jonë i arsimit bazohet në vlerat e një shoqërie laike, demokratike, të lirisë, të promovimit të barazisë gjinore dhe të respektimit të drejtave të njeriut. Qytetaret vet vendosin për të drejtat e tyre, pasi që të mbirrijnë moshën madhore. Deri atëherë shteti e ka për detyrë që fëmijët t’i edukoj në frymën e rendit tonë shoqëror kushtetues; të tolerancës, evitimit të ndasive fetare, barazisë gjinore, lojalitetit ndaj rendit shoqëror demokratik si dhe frymën kulturore kombëtare.
Mbulesa e femrës është rregull i sheriatit dhe nuk ka të bëjë me kulturën tonë dhe me vlerat e rendit tonë shoqëror të përcaktuara me nenin 7 dhe 8 të Kushtetutës.
Nese iniciativa ka synim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, atëherë kjo iniciativë ka dështuar qysh në start lidhur me synimin e saj. Kjo iniciativë nuk i promovon të drejtat e njeriut. Nuk mbrohen te drejtat e fëmijëve, nëse prindi lejohet te i’a imponoj fëmijës së tij/saj të mitur mbajtjen e mbulesës/shamisë. Përmes kësaj iniciative mund të mbrohen vetëm të “drejtat” e prindërve për t’i mbuluar vajzat e tyre, të drejtat e grupeve që promovojnë diskriminim e femrave ose të drejtat e organizatave të ndryshme për të promovuar kulturën e vendeve të lindjes në Kosovë.
Fëmijët kur arrijnë moshën madhore mund tl vendosin vet, nëse dëshirojnë të mbulohen. Vlerat tona kulturore, kombëtare si dhe të Kushtetutës kanë epërsi ndaj interesit të individëve ose grupeve për të promovuar kultura dhe vlera të huaja, të cilat nuk janë në harmoni me rendin tonë shoqërorë dhe me kulturën tonë.
Lerëni fëmijët të qetë! Vijimi i shkollimit është detyrim ligjor dhe prindërit janë te obliguar me ligj qe të respektojnë këtë detyrim si dhe rregullat e shkollimit në shtetin tonë. Fëmijët do të dinë vet të vendosin se si do të manifestojnë besimin e tyre, pasi të arrijnë moshën madhore.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...