Lajme

Çfarë paralajmëron Thaçi nëse s’hiqet taksa?

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 14 March 2019

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka deklaruar se heqja e taksës 100% ndaj Serbisë është e domosdoshme të pezullohet pasi e njëjta do t’i hap rrugë vazhdimit të dialogut.

Gjatë një interviste, Thaçi deklaroi se taksa do ta ketë një fund duke thënë se do të ketë një ndërhyrje nga ana e tij.

“Mendojë se kjo çështje është bërë monotone. Kërkesa e gjithë bashkësisë ndërkombëtare që të respektohet këshilla për të hapur mundësit vazhdimit të dialogut. Kam besim se gjërat e tilla do të tejkalohen dhe për Kosovën s’do të ketë cenim. Tani janë të njohura kërkesat e SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë. Ata e njohin vullnetin e opinionit publik në Kosovë dhe orientimin strategjik të opinionit. Si president nuk do të lejoj që të preken vija e kuqe sepse atëherë do të ndërhyjë…”, ka thënë Thaçi për Klan Kosovën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera