Lajme

Çfarë nxënëse ishte Vjosa Osmani në shkollë, flet ish-kujdestari I saj

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 04 April 2021

Ish- kujdestari në Gjimnazin “Frang Bardhi”, në Mitrovicë, Hajzer Ahmeti ka përshkruar Vjosa Osmanin si nxënëse në këtë shkollë.

“Kurrë asnjëherë nuk ka pas 4-she por vetëm 5-she, ka qenë me sjellje fenomenale. Vjosa ka qenë edhe në kryesinë e Forumit Rinor ku është dallu nga të tjerët. Vjosa ka ndihmu edhe nxënësit e tjerë. Kështu që është fat edhe kisha pas dëshirë që parlamentarët të japin votën për të, sepse e meriton”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Vjosa ka qenë modeste, puna e saj e ka bërë që të dallohet më shumë. Tek ajo vajzë po e them si nxënëse është duktë që ka diçka të veçantë”, theksoi ai.

-Advertisement-

“Çdo person, çdo delegatë duhet me dhënë votën e vet ndonëse mendon pak kjartë, Vjosa e meriton votën e tyre”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera